Uashingtoni, takim me opozitën siriane të moderuar

Këshilltarja e Barak Obamas për Sigurinë Kombëtare, Suzën Rajs, rikonfirmoi angazhimin amerikan për mbështetjen e opozitës siriane të moderuar gjatë një takimi në Uashington, raportoi të shtunën Shtëpia e Bardhë.

Uashingtoni, takim me opozitën siriane të moderuar

Takimi me Koalicionin Kombëtar të Opozitës Siriane, forca kryesore opozitare në azil, u zhvillua të premten, ndërkohë që SHBA-të dhe aleatët e tyre rritën sulmet ajrore kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISID).

“Suzën Rajs theksoi se sulmet ajrore në Siri kanë si shënjestër ISID-in dhe përmendi mënyrat për të mbështetur opozitën e moderuar për arritjen e objektivave tona për të bllokuar ISID-in dhe përforcimin e prespektivës për një tranzicion politik”, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.

Këshilltarja e Obamas rikonfirmoi se “Presidenti Esad ka humbur çdo legjitimitet”, gjatë këtij takimi në Uashington me delegacionin e opozitës së moderuar, të drejtuar nga Hadi al-Bahra.

Ajo theksoi se “SHBA-të angazhohen për negocimin e një marrëveshje, që mundëson një tranzicion politik autentik dhe gjerësisht të hapur”.

Uashingtoni përpiqet që të mos lejojë forcat e Esadit të përfitojnë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar kundër ISID-it për të përfituar avantazh në luftën civile, që trondit Sirinë që prej tre vitesh.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme