OSBE nis misionin e vëzhgimit të armëpushimit në Ukrainë

Sot ka vazhduar misioni vëzhgues "Ukrainë-Rusi-OSBE" i cili do të vëzhgojë procesin e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

OSBE nis misionin e vëzhgimit të armëpushimit në Ukrainë

Sot ka vazhduar misioni vëzhgues "Ukrainë-Rusi-OSBE" i cili do të vëzhgojë procesin e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Sipas një njoftimi nga Qendra Kundër terrorizmit të Ukrainës delegacioni prej 76 personash i përbërë nga autoritetet shtetërore të Ukrainës, misioni vëzhgues i OSBE-së dhe Forcat e Armatosura ruse sot kanë filluar misionin për koordinimin dhe kontrollin e procesit të armëpushimit në rajon.

Në deklaratë thuhet se objektivi kryesor i grupit të punës është monitorimi i zbatimit të plotë të procesit të armëpushimit në rajon. Siç është përcaktuar në memorandumin e Minskut duhet të sigurohet heqja e armëve të rënda me diametër më të madh se 100 mm dhe sigurimi i një zone të sigurtë prej 30 km dhe pastrimi i zonës nga minat e vendosura.

Gjithashtu në deklaratë në rajonet e caktuara për armëpushim do të ndahen në 4-5 zona sigurie dhe në çdo njërin prej tyre do të vendosen 3-5 prej grupit të monitorimit të OSBE dhe do të punohet me autoritetet ukrainase dhe ruse. Grupi i monitorimit do të qëndrojë në rajon për të ndjekur procesin e armëpushimit, derisa situata në Donetsk dhe Lugansk të stabilizohet plotësisht.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko në një konferencë për shtyp dje ishte shprehur se afërsisht 500 vëzhgues do të ndiqnin procesin e armëpushimit në lindje të vendit dhe në këtë kontekst rajoni do të monitorohej nga mjete ajrore të telekomanduara.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme