Horasan, kërcënim për sigurinë në aeroporteve amerikane

Drejtuesi i Administratës së Sigurimit të Transportit të SHBA John Pistole tha se organizata Horasan, zgjerim i organizatës Al-Kaeda në Siri, përbën një kërcënim të hapur për fluturimet e udhëtarëve dhe mallrave të Evropës dhe të SHBA-së.

141408
Horasan, kërcënim për sigurinë në aeroporteve amerikane

Pistole njoftoi se organizata Horasan ka bërë kërkime dhe ka testuar bomba artizanale për të mënjanuar sigurinë e aeroportit. Gjithashtu organizata ka anëtarësuar perëndimorë në gjirin e saj për të vendosur bombat në avionët që transportojnë udhëtarë ose mallra.

Pistole tërhoqi vëmendjen se perëndimorët mund të mos jenë përfshirë në listën e terroristëve nga drejtuesit e SHBA-së. SHBA,përveç mbështetjes së vendeve perëndimore në luftën kundër ISIL në sulmet ajrore që nisën të martën, ka edhe mbështetjen direkte nga Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme