Deklaratat e Presidentit Erdoan hasin në reagim nga Egjipti

Egjipti ka dënuar deklaratat e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan në lidhje me këtë shtet, të bëra gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Deklaratat e Presidentit Erdoan hasin në reagim nga Egjipti

Egjipti ka dënuar deklaratat e Presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan) në lidhje me këtë shtet, të bëra gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

"Egjipti dënon ashpër deklaratat e presidentit turk në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Egjiptit.

Në këtë komunikatë thuhet se Erdoani gjatë fjalimit është marrë me shpifje dhe gënjeshtra, dhe se kjo paraqet nënvlerësimin e vullnetit të popullit e shprehur më 30 qershor të vitit 2013. Gjithashtu janë paraqitur pretendimet se Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu (Mevlut Çavusoglu) kërkoi një takim me Ministrin egjiptian Semih Shukri dhe se pala egjiptiane e ka refuzuar takimin.

Erdoani në fjalimin e tij më Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, lidhur me grushtit ushtarak në Egjipt, deklaroi: "Ndërkohë që në Egjipt u rrëzua Presidenti i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli, ndërkohë që atje janë vrare me mijëra persona të cilët donin të dinin se çfarë ndodhi me votat e tyre, OKB-ja dhe vendet demokratike vetëm kanë vëzhguar. Dhe personi i cili kryen këtë grusht ushtarak merr legjitimitet. Nëse themi demokraci, atëherë duhet ti respektojmë zgjedhjet. Por në qoftë se në vend të demokracisë do ti mbrojmë ata që vijnë në fron me grusht ushtarak të shtetit, atëherë për çfarë ekziston OKB-ja?"

Në anën tjetër, këshilltari kryesor i Erdoanit për media Lutfullah Goktash (Göktaş) ka mohuar akuzat e mediave egjiptiane në lidhje me kërkesën e takimit të Presidentit Erdoan me gjeneralin Abdulfettah Es-Sisin.

"Gjitha pretendime në lidhje me këtë temë nuk janë të vërteta. Në Nju-Jork nuk kemi pasur kurrfarë takimi me delegacionin egjiptian. Nuk kemi synime të tilla", deklaroi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme