Rifillojnë bisedimet Izrael-Palestinë për armëpushimin

Për të marrë pjesë në bisedime indirekte me Izraelin kishte ardhur në Kajro delegacioni palestinez, i përbërë nga anëtarët e “al-Fetih”, “Hamas”, “Xhihadi Islamik” dhe “Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës”.

Rifillojnë bisedimet Izrael-Palestinë për armëpushimin

Në Kajro të Egjiptit kanë rifilluar bisedimet indirekte për negociatat mes Izraelit dhe Palestinës për një armëpushim të qëndrueshëm.

Kryesuesi i delegacionit palestinez Azzam el-Ahmed në një deklaratë për tha se të martën do të negociojë me Shefin e Inteligjencës egjiptiane Muhammed Ferid et-Tehami. Ahmed njoftoi se negociatat do të fillojnë të martën dhe do të zgjasin 10 ditë dhe do të përfundojnë pas festës herreje. Është parashikuar që në këto bisedime të diskutohen çështjet e tjera që delegacionet nuk kanë rënë dakord në marrëveshjen e armëpushimit më 26 gusht.

Ahmed njofton gjithashtu se do të fillojë nesër bisedimet për pajtimin mes Hamas dhe Fetih dhe për të trajtuar pengesat përpara konsensusit kombëtar. Gjithashtu në bisedime do të diskutohen edhe rindërtimi i Gazës, siguria e kufijve, gjithashtu do të trajtohen edhe qëndrimet e Hamasit ndaj anëtarëve të Fetih gjatë sulmeve të Izraelit.

Për të marrë pjesë në bisedime indirekte me Izraelin kishin ardhur në Kajro delegacioni palestinez i cili përbëhet nga anëtarët e Fetih, Hamas, Xhihadi Islamik dhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës .


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme