Një snajper armen vret një ushtar të Azerbajxhanit

Një ushtar azer u vra të martën nga një snajper armen në zonën kufitare të rajonit të Nagorni-Karabak që mbahet i pushtuar nga Armenia prej dekadash, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit.

Një snajper armen vret një ushtar të Azerbajxhanit

“Një ushtar, 19 vjeç, me emrin Keramet Shabiyev, u vra nga një snajper ndërkohë që Armenia theu armëpushimin sot”, theksoi ministria azere në një komunikatë.

Incidentet janë shtuar muajt e fundit rreth rajonit Nagorni-Karabak, dy shtetet akuzojnë njëra-tjetrën. Vetëm gjatë muajit gusht u vranë mbi 20 persona nga të dyja palët.

I bashkuar me Azerbajxhanin në epokën sovjetike, Nagorni-Karabaku, një rajon, ishte arsyeja e luftës që shkaktoi mbi 30 mijë të vdekur dhe qindra mijëra refugjatë mes viteve 1988-94.

Një armëpushim u nënshkrua në vitin 1994, por Bakuja dhe Erevani nuk arrijnë të gjejnë dialogun mbi statusin e rajonit, që mbetet një burim tensionesh në Kaukazin Jugor, një rajon strategjik që ndodhet mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme