Mbi 1.000 të arrestuar kundër krimit të organizuar në Evropë

Europoli ka bërë mbi 1.000 arrestime në një aksion kundër krimit të organizuar në Evropë.

Mbi 1.000 të arrestuar kundër krimit të organizuar në Evropë

Më shumë se 1.000 arrestime u kryen në të gjithë Evropën dhe 30 fëmijë u shpëtuan nga një rrjet trafiku, në një operacion të paprecedentë, që prekte disa sektorë të krimit të organizuar, njoftoi sot Zyra Evropiane e Policisë, Europol.

“Bëhet fjalë për sulmin më të rëndësishëm të organizuar në Evropë kundër krimit të organizuar”, deklaroi drejtori i Europolit, Rob Wainwright, në Hagë, ku është selia qendrore.

Më shumë se 20 mijë përfaqësues të forcave të rendit morën pjesë në këtë aksion, të quajtur “Operacioni Arkimedi”, duke sjellë më shumë se 300 veprime individuale.

Të 28 vendet e Bashkimit Evropian si dhe Norvegjia, SHBA-të, Australia, Zvicra, Serbia dhe Kolumbia morën pjesë në këtë aksion të koordinuar nga Europoli.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme