Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Izraeli njofton për rrëzimin e një avioni luftarak sirian

Avioni luftarak sirian është rrëzuar në lartësitë e Golanit me pretendim se ka shkelur hapësirën ajrore të Izraelit.

Izraeli njofton për rrëzimin e një avioni luftarak sirian

Izraeli njoftoi se ka rrëzuar një avion luftarak sirian në lartësitë e Golanit.

Në një njoftim të ushtrisë izraelite thuhet se: "Një avion luftarak sirian ka shkelur hapësirën ajrore izraelite”.

Avioni luftarak sirian që u rrëzua me pretendimin se ka shkelur hapësirën ajrore Izraelite pasi u qëllua ka rënë në territorin sirian në zonën Kanakir.

Një aktivist sirian, me emrin Ammar Habib është shprehur për mediat se avioni është rrëzuar nga goditja me raketë. Siria nuk ka bërë ndonjë deklaratë akoma për këtë çështje.

Izraeli që prej 20 vjetësh për herë të parë ka pretenduar se avionët luftarakë sirianë kanë shkelur hapësirën ajrore.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme