Boko Haram më i pajisur se ushtria nigeriane

"Kryengritësit e grupit Boko Haram janë të pajisur dhe të motivar më mirë se sa ushtria," tha ish-nënpresidenti i Nigerisë Atiku Abubakar.

Boko Haram më i pajisur se ushtria nigeriane

"Kryengritësit e grupit Boko Haram janë të pajisur dhe të motivar më mirë se sa ushtria," tha ish-nënpresidenti i Nigerisë Atiku Abubakar, gjatë një fjalimi në një takim me sipërmarrësit e rinj në Nigeri.

"Ushtria nuk është e pajisur sa duhet, por rebelët janë," tha Abubakar duke komentuar rreth grupit Boko Haram.

Militantët e grupit Boko Haram në Nigeri javën e kaluar vërshuar disa qytetet në verilindje. Udhëheqësi i këtij grupi Abubakar Shekau i shpalli "kalifat islamik" territoret që gjenden nën kontrollin e Boko Haramit në Nigeri.

Grupi, i cili është i ndaluar në Nigeri, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara, është i ngarkuar me përgjegjësinë për vdekjen e qindra njerëzve dhe sulme të dhunshme të kryera nga ky grup që nga viti 2009.

Abubakar, i cili ishte zëvendës president i vendit në periudhën 1999-2007, tha se shteti kishte mundësi për t'u ballafaquar me këtë grup.

Ne patëm një kryengritje të ngjashme në Yobi, por atë ne e zgjidhëm brenda tre muajsh," tha ai, duke shtuar se qeveria më vonë gaboi.

"Ne gabuam sepse nuk i pyetëm njerëzit se çka i detyroi ata të veprojnë kështu dhe ne humbëm mundësinë për të zgjidhur problemet," tha ai.

Gjatë fjalimit të ndërmarrësve të rinj, ish-zëvendëspresidenti ka hedhur poshtë sugjerimet se varfëria dhe analfabetizmit janë arsyet kryesore të dhunës. Ai tha se do të sqarohen të gjitha në garën parazgjedhore të mërkurën.

"Ka aq shumë për të bërë në Nigeri," tha Abubakar dhe premtoi se do ti japë përparësi zhvillimit të resurseve njerëzore, bujqësisë dhe përkrahjen e rinisë, nëse ai zgjidhet president i Nigerisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme