Ukrainë - 24 separatistë te vrarë gjatë 24 orëve të fundit

Bëhet e ditur se gjatë përleshjeve mes forcave ushtarake dhe separatistëve pro-Rusë në 24 orët në Lindje të Ukrainës e fundit janë vrarë afërsisht 40 separatistë.

133893
Ukrainë - 24 separatistë te vrarë gjatë 24 orëve të fundit

Sipas një njoftimit nga Zyra e Shtypit të Qendrës së Antiterrorizmit, edhe pse ka një marrëveshje për armëpushim mes forcave të ushtrisë dhe separatistëve, separatistët vazhdojnë të sulmojnë bazat ushtarake të ushtrisë.

Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit ka pasur përplasje në 24 vende banimi në Makarovo të Luhansk dhe Donetsk, ku si pasojë e përplasjeve u vranë 40 separatistë dhe u asgjësuan disa armë të rënda që i përkisnin separatistëve.

Nëpërmjet rrjeteve sociale të Përfaqësuesve të Ukrainës për Kombet e Bashkuara mësohet se nga konfliktet në lindje të vendit janë vrarë 3 mijë e 219 persona dhe janë plagosur 8 mijë e198 persona.

Edhe pse ka një marrëveshje për armëpushim në rajon vazhdojnë përplasjet dhe se palët akuzojnë njëra tjetrën për prishje të marrëveshjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme