Rrëzohet një avion pa pilot i Izraelit

Njoftohet se në një zonë kufitare mes Libanit dhe Izraelit është rrëzuar një avion pa pilot i Izraelit.

Rrëzohet një avion pa pilot i Izraelit

Bëhet e ditur se në kufirin libanez për arsye teknike ka rënë një avion ajror pa pilot i Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të ushtrisë Izraelite në radion shtetërore njoftohet rënia e një avioni pa pilot në kufirin e Libanit dhe nga vëzhgimet e para njoftohet se ka rënë për arsye të një defekti teknik.

Në njoftim thuhet se avioni ishte në "detyrën rutinë" dhe jo në ndonjë operacion konkret.

Edhe në shtypin libanez u bë njoftimi i rënies së një avioni pa pilot në afërsi të kufirit Izraelit në fshatin Marjajun.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme