Kreu i lëvizjes për pavarësinë e Skocisë pranon humbjen

Kreu i lëvizjes për pavarësinë e Skocisë, Aleks Salmond, ka pranuar humbjen e referendumit nëpërmjet një deklarate të bërë sot nga Edinburgu.

Kreu i lëvizjes për pavarësinë e Skocisë pranon humbjen

Aleks Salmond, kryetari i lëvizjes skoceze për pavarësi, pranoi humbjen e kampit të tij sot në mëngjes në Edinburg, pas publikimeve të rezultateve gati përfundimtare të referendumit për pavarësi, ku tregohej se “jo”-ja tashmë kishte fituar.

Skocia vendosi, me mazhorancë, që në këtë moment të mos bëhet një vend i pavarur”, tha Salmond, Kryeministër i rajonit, gjatë një deklarate publike në Edinburg.

“Pranojë verdiktin e kutive të votimit dhe u kërkoj të gjithë skocezëve që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të pranojnë vendimin e popullit”, shtoi ky politikan, për të cilin referendumi për pavarësi përfaqësone kulmin e një lufte, që zgjaste gjithë jetën e tij.

Salmond zhvilloi një fushatë shumë me pasion muajt e fundit. I gjithëpranishëm në terren, në media, në mitingje, në rrjete sociale, 59-vjeçari skocez luftoi deri në minutën e fundit që të bëj të triumfojë “po”-ja për pavarësinë.

Fitorja e sigurt e “jo”-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave në të 32 qarqet e Skocisë. “Jo”-ja morri 55,3 për qind të votave dhe “po”-ja 44,7 për qind.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme