Kameron: Pas "jo"-së për pavarësinë e Skocisë, të ecim përpara

“Për Britaninë e Madhe është koha që të mblidhet dhe të ecë përpara”, deklaroi Dejvid Kameron gjatë një konference për shtyp pas "jo"-së për pavarësinë e Skocisë.

Kameron: Pas "jo"-së për pavarësinë e Skocisë, të ecim përpara

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, kërkoi sot në mëngjes që Britania e Madhe të “mblidhet” pas fitores së “-jo”-së, që ai vet e kishte mbështetur fuqishëm, në referendumin për pavarësinë e Skocisë.

“Për Britaninë e Madhe është koha që të mblidhet dhe të ecë përpara”, deklaroi Kameron gjatë një deklarate në “No: 10, Downing Street, Londër”, duke vlerësuar se çështja e pavarësisë së Skocisë tashmë është zgjidhur për të paktën një gjeneratë.

“Populli skocez foli, vendimi i tij është i qartë”, tha lideri konservator.

“Ai vendosi këtë mëngjes integritetin e katër kombeve tona (Skoci, Uells, Irlandë e Veriut dhe Angli) dhe si miliona persona të tjerë, unë jam shumë i lumtur”, shtoi Kameron.

“Sikurse e kisha thënë gjatë fushatës, të merrja pjesë në shpërbërjen e Britanisë së Madhe do të më kishte thyer zemrën”, theksoi ai.

“Jo”-ja në referendumin për pavarësinë e Skocisë përbën një fitore personale për kreun konseravator, i cili u angazhua personalisht në këtë fushatë, fillimisht pak diskret, para se të bënte një apologji pasionante, të hënën, në tokë skoceze, duke u kërkuar votuesve që të mos e shpërbëjnë këtë familje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme