Haaretz: ISID-i zotëron burime të mëdha financiare nga nafta

Sipas një burimi izraelit të cituar nga gazeta ”Haaretz”, ISID-i ka burime të jashtëzakonshme financiare, çka i jep mundësi të ruajë kontrollin në zona të gjera në Siri dhe Irak si edhe të forcojë aleancat me fiset lokale dhe grupe të tjera.

Haaretz: ISID-i zotëron burime të mëdha financiare nga nafta

ISID-i ka burime të jashtëzakonshme financiare, çka i jep mundësi të ruajë kontrollin në zona të gjera në Siri dhe Irak si edhe të forcojë aleancat me fiset lokale dhe grupe të tjera, sipas një burimi izraelit të cituar nga gazeta ”Haaretz”.

”ISID-i kontrollon zona të tëra ku gjenden 60 puse aktive nafte duke siguruar të ardhura që shkojnë nga tre në gjashtë milionë dollarë në ditë”, thekson burimi. ”Izraeli ia ka dërguar të gjithë informacionin shërbimeve sekrete amerikane”, shtoi ai.

Ndërkohë, sipas burimeve irakiane, ISIS-i fiton 600 mijë dollarë në ditë nga eksportet ilegale të naftës së puseve të marrë nën kontroll në fund të qershorit, në provincën irakiane Diyala. Ky dyshim u bë publik sot nga kryetari i bashkisë, gjatë një interviste me gazetat lokale.

”Ekstremistët marrin naftën nga puset në rajonin e Himrit dhe e kontrabandojnë atë në Siri dhe Turqi”, deklaroi kryetari i bashkisë së Kalisit, Oday al Khadran. ”ISID-i mbush rreth 100 tankera me naftë në ditë dhe e shpërndan atë në Mosul apo Siri”, shtoi Khadran.

”Tankerat shiten 4 000 dollarë secili, thënë ndryshe 80 për qind më pak sesa çmimi i tregut në Evropë”, tha ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme