Filloi votimi për referendumin mbi pavarësinë e Skocisë

Qendrat e votimit u hapën sot në mëngjes në orën 7:00 me orë lokale (06:00 GMT) për referendumin mbi pavarësinë e Skocisë, një konsultim historik që mund të sjellë shpërbërjen e Britanisë së Madhe dhe krijimin e një vendi të ri në Evropë.

Filloi votimi për referendumin mbi pavarësinë e Skocisë

Nga Glasgow në Edimburg, votuesit duhet t’i përgjigjen pyetjes “A duhet të jetë Skocia e pavarur?” dhe do të vendosin nëse t’i jepet fund ose jo një aleance që ka filluar në vitin 1707.

Në total, 4,29 milionë votues, ku 600 mijë kanë votuar tashmë me korrespondencë, janë thërritur t’i drejtohen kutive të votimit, dhe pritet një pjesëmarrje masive në rreth 80 për qind.

Qendrat e votimit do të mbyllen sot në mbrëmje në orën 22:00 me orën lokale (21:00 GMT) dhe rezultatet pritet të shpallen nesër në mëngjes.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme