Sulm kamikaz ndaj trupave të ISAF në Afganistan

Në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul një mjet i ngarkuar me lëndë plasëse sulmoi një autokolonë të NATO-s.

Sulm kamikaz ndaj trupave të ISAF në Afganistan

Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, një mjet i ngarkuar me lëndë plasëse sulmoi një autokolonë të NATO-s dhe për pasojë humbën jetën 3 anëtarë të Forcave të Sigurisë dhe Asistencës (ISAF).

Në një deklaratë të lëshuar nga ISAF konfirmohet numri i të vdekurve dhe thuhet se forcat afgane po hetojnë ngjarjen.

ISAF nuk ka dhënë informacion në lidhje me identitetin e oficerëve që vdiqën në sulm.

Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Brendshme afgane në sulmin kamikaz, i cili ndodhi në afërsi të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kabul, u plagosën edhe 13 civilë.

Ministria njoftoi se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, dhe fajësoi talebanët për incidentin. Ministria e Brendshme e dënoi sulmin, dhe raportoi se në këtë sulm kamikaz u shkatërruan edhe 17 automjete.

Në sulmin kamikaz u dëmtuan shumë mjete dhe biznese ndërsa dy automjete të blinduara të përdorura nga forcat e NATO-s u shkatërruan plotësisht.

Autoambulanca të shumta shkuan në vendin e ngjarjes dhe rrugët u mbyllën për qarkullim me orë të tëra.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme