Harf: SHBA-të s'do të njohin zgjedhjet legjislative në Krime

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Meri Harf, bëri të ditur të hënën se SHBA-të nuk do t'i njohin zgjedhjet legjislative në Krime.

Harf: SHBA-të s'do të njohin zgjedhjet legjislative në Krime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan të hënën se nuk do të njohin zgjedhjet legjislative në Krime, që do të zhvillohen të dielën, zgjedhjet e para të organizuara që prej aneksimit në muajin mars të gadishullit ukrainas nga Rusia.

"SHBA-të vazhdojnë të dënojnë pushtimin dhe aneksimin e pretenduar të këtij territori ukrainas, që shkel sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial", konfirmoi zëvendëszëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Meri Harf, duke shtuar se "Uashingtoni nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve legjislative në Krime".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme