Arrin në 500 numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan

Provinca pakistaneze Multan është shkëputur tërësisht nga pjesët tjera të vendit si pasojë e përmbytjeve të mëdha.

Arrin në 500 numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan

Provinca pakistaneze Multan është shkëputur tërësisht nga pjesët tjera të vendit si pasojë e përmbytjeve të mëdha, njoftojnë zyrtarët. Përveç objekteve të banimit nën ujë kanë mbetur shumë akse rrugore dhe hekurudhat.

Rreth 300 fshatra në rajonin e Muzaffargarhit janë përmbytur tërësisht, ndërkohë që uji ka shkatërruar mijëra hektarë pambuk.

Forcat ajrore të Pakistanit ndihmojnë banorët duke ju dërguar ndihmën e nevojshme në ushqime dhe medikamente.

Helikopterët janë përqendruar kryesisht në provincën Multan me rreth 2 milionë banorë.

Sipas të dhënave të fundit, mendohet se rreth 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur Pakistanin gjatë ditëve të fundit.
Ky vend po ashtu është ballafaquar me përmbytjet e mëdha edhe në vitin 2010.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme