Parisi: Perëndimi dhe arabët të mbështesin Irakun

Në fjalën që mbajti sot në hapje të konferencës ndërkombëtare në Paris mbi paqen dhe sigurinë në Irak Presidenti francez, François Hollande, nxiti partnerët perëndimorë dhe arabë të angazhohen qartësisht, me besnikëri dhe fuqishëm në krahë të autoritetev

Parisi: Perëndimi dhe arabët të mbështesin Irakun

“Nuk ka kohë për të humbur përballë kërcënimit të ISID-it, që ka marrë nën kontroll territore të gjera irakiane dhe siriane, duke shtuar terrorin”, deklaroi presidenti francez.

“Lufta e irakianëve kundër terrorizmit është edhe e jona gjithashtu. Ne duhet të angazhohemi qartësisht, me besnikëri dhe fuqishëm në krahë të autoriteteve irakiane”, theksoi ai para përfaqësuesve të rreth 30 vendeve perëndimore dhe arabe që marrin pjesë në këtë konferencë.

Presidenti francez kërkoi gjithashtu të mbështeten me të gjitha mjetet forcat opozitare demokratike në Siri por pa përmendur një ndërhyrje franceze në bombardimet që Uashingtoni synon të vazhdojë kundrejt bastioneve të ISID-it në këtë vend.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme