Paris – Mbahet konferenca për luftën kundër ISID

Kryeqyteti francez të hënën do të jetë organizatori i konferencës ndërkombëtare me temë "Siguri dhe paqe në Irak", e cila do të zhvillohet me qëllim rishikimin e planeve të luftës kundër ISID.

Paris – Mbahet konferenca për luftën kundër ISID

Parisi javën do ta fillojë me organizimin e konferencës ndërkombëtare me temë "Siguri dhe paqe në Irak", e cila do të zhvillohet me qëllim rishikimin e planeve të luftës kundër ISID.

Konferenca, në të cilën do të marrin pjesë ministrat e 30 shteteve të botës ndër të cilët do të jetë dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), do të ketë në qendër të vëmendjes luftën globale kundër ISID.

Në konferencë gjithashtu do të diskutohet mbi gjendjen e sigurisë së kufijve të vendeve për rreth zonës, ku ndodhet ISID si dhe sigurimi i ndihmave humanitare.

Në vizitën e tij në Irak Presidenti i Francës François Hollande dha shpjegime në lidhje me organizimin e kësaj konference duke thënë se qëllimi i saj është garantimi i kufijve aktualë të Irakut si dhe koordinimi i kontributeve të shteteve pjesëmarrëse në të.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama, javën e kaluar tha se shtetet që do të marrin pjesë në "koalicionin bërthamë" të luftën kundër ISID do të organizojnë operacione ushtarake kundër tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme