Forcat ajrore të Jemenit godasin zonat e banuara në Al-Jawf

Avionët luftarak të Jemenit goditën zonat e banuara në provincën veriore Al-Jawf.

Forcat ajrore të Jemenit godasin zonat e banuara në Al-Jawf

Disa avionë ushtarak të Jemenit të dielën goditën zonat e banuara në provincën veriore Al-Jawf.

Një ndër liderët fisnor në këtë rajon, Khalid al-Shatef, tha se janë bërë edhe bastisje të shtëpive. Ai ka deklaruar se si rezultat i sulmeve ka patur civilë të plagosur përfshirë fëmijë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për viktima.

Mësohet se në lidhje me këto raportime nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ushtria e Jemenit.

Krahina veriore e Al-Jawf-it kohët e fundit është kthyer në një fushë beteje midis fiseve dhe ushtrisë nga njëra anë dhe militantëve shiitë Husi në anën tjetër.

Dhuna në këtë rajon ka shpërthyer në muajn prill, duke rezultuar me viktima nga të dyja palët.

Al-Jawf është një rajon strategjik i rëndësishëm, i vendosur në afërsi të provincës lindore Marib të Jemenit, që është edhe qendra e prodhimit të naftës në vend.

Jemeni është bërë skenë e trazirave dhe protestave të vazhdueshme pro-demokracisë, që detyruan presidentin autokratik Ali Abdullah Saleh të japë dorëheqjen në vitin 2012 pas 33 vitesh qëndrimi në pushtet.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme