Cameron i vendosur për marrjen e masave të reja ndaj ISID-it

Kryeministri britanik, David Cameron theksoi vendosmërinë e tij për ndërmarrjen e të gjitha masave të reja të nevojshme kundër militantëve të ISID-it.

Cameron i vendosur për marrjen e masave të reja ndaj ISID-it

Kryeministri britanik, David Cameron theksoi vendosmërinë e tij për ndërmarrjen e të gjitha masave të reja të nevojshme kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISID) përgjegjës për ekzekutimin e punonjësit humanitar David Haines.

“Do t’i ndjekim përgjegjësit dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë, cilado qoftë koha e nevojshme. SHBA-ja po kryen një aksion ushtarak të drejt për drejtë. Ne e Mbështesim. Avionë britanik të tipit “Tornado” dhe mjete zbulimi kanë dhënë ndihmën e tyre. Por nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave tokësore”, shtoi David Cameron.

“Këta nuk janë myslimanë, por monstra. Hap pas hapi duhet t’i shtyjmë, t’i shpërbëjmë dhe përfundimisht t’i shkatërrojmë militantët e ISID-it dhe atë që përfaqësojnë”, vazhdoi ai.

“Ne do të veprojmë të qetë, me këmbëngulje dhe me një vendosmëri të hekurt. Nuk do të veprojmë të izoluar, por do të punojmë pranë aleatëve tanë, jo vetëm amerikanë dhe evropianë, por edhe në rajon gjithashtu”, theksoi Cameron.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme