6 të vrarë në sulmet në Irak

Në sulmet e ndërmarra me mortaja në rajonin e Anbarit në Irak humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

6 të vrarë në sulmet në Irak

Në sulmet e ndërmarra me mortaja në rajonin e Anbarit në Irak humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Përgjegjësi për spitalin e shtetit të Falluxhas në Anbar, Visam el-Isavi në një deklaratë për mediat tha se këtë mëngjes kanë ardhur në spital trupat e pajetë të 6 personave nga të cilat 2 ishin gra, dhe 22 të plagosur, 9 prej të cilëve janë fëmijë.

Gjithashtu Isavi njoftoi se personat që kanë humbur jetën dhe të plagosurit vijnë nga zonat e banuara me popullatë civile të en-Nizal, Cumhuriyye, el-Vahde, el-Endülüs dhe ed-Dubbat.

Komandanti i Forcës së Operacioneve në Enbar për ushtrinë e Irakut Reshid Felih fajësoi militantët e ISID-it për sulmet. Gjithashtu Felih theksoi se janë duke zbatuar urdhrat e kryeministrit Haydar el-Ibadi për mos ndërmarrjen e asnjë sulmi në zonat me popullatë civile edhe nëse janë të pranishëm forca të ISID-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme