Irak – Ushtria vret 6 militantë të ISID-it

Shefi i sigurisë i rafinerisë Beyci në Tikrit, Ali Kureysi, ka deklaruar se ushtria irakiane ka bombarduar rafinerinë, në të cilën militantët e ISID-it po përgatiteshin për sulm.

Irak – Ushtria vret 6 militantë të ISID-it

Njoftohet se të paktën gjashtë militantë të Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut (ISID) kanë gjetur vdekjen në një sulm të ushtrisë irakiane në qytetin Tirkit, që ndodhet në provincën Selahaddin të Irakut.

Siç deklaron shefi i sigurisë i rafinerisë Beyci në Tikrit, Ali Kureysi, ushtria irakiane ka bombarduar rafinerinë, në të cilën militantët e ISID-it përgatiteshin për sulm.

Sipas tij gjatë sulmit kanë humbur jetën gjashtë militantë, ndërkohë që dy të tjerë janë plagosur. Ai shtoi se pas fillimit të sulmit në rafineri, ushtrinë irakiane e kanë mbështetur edhe disa njësi tjera.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme