Ushtria e Lirë Siriane nuk i bashkohet aleancës kundër ISID-it

Ushtria e Lirë Siriane nuk do të marrë pjesë në koalicionin global të SHBA-së për shkatërrimin e ISID-it, deklaruan themeluesit dhe drejtuesit e saj, sipas Agjencisë së lajmeve Anadolli (AA)...

Ushtria e Lirë Siriane nuk i bashkohet aleancës kundër ISID-it

Koloneli Riad Esad tha se forcat e opozitës duan garanci në lidhje me përmbysjen e Presidentit Beshar Esad, përpara se t’i bashkohen një koalicioni kundër ISID-it.

"Nëse ata duan të shohin Ushtrinë e Lirë Siriane në anën e tyre, duhet më parë të japin garanci për rrëzimin e regjimit të Esadit “, u shpreh Koloneli Riad Esad.

E përbërë kryesisht nga oficerë dhe ushtarë, që janë larguan nga forcat e armatosura siriane, Ushtria e Lirë Siriane ka qenë grupi opozitar kryesor, që pretendonte të merrte mbështetje nga vendet perëndimore.

Si pjesë e strategjisë, Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka deklaruar se do të sulmojë militantët e ISID-it në Siri dhe të zgjerojë rrethin e sulmeve ajrore në Irak.

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, vizitoi Turqinë të premten për të koordinuar veprimet kundër ISID-it. Sot ai ndodhet në Egjipt, një nga 10 shtetet arabe të gatshme për t’u bashkuar me koalicionin global kundër ISID-it.

Sakaq, Turqia ka refuzuar të lejojë përdorimin e bazave të saj për të sulmuar ISID-in dhe nuk e ka nënshkruar deklaratën përfundimtare të konferencës në Xhide të Arabisë Saudite.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme