Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar separatistët pro Rusisë për shkelje të armëpushimit, që hyri në fuqi më 5 shtator.

Ukraina akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit

Forcat e armatosura ukrainase akuzuan milicët separatistë për shkelje të armëpushimit mes ushtrisë ukrainase dhe luftëtarëve prorusë, që është në fuqi që nga data 5 shtator, duke thënë se mbrëmë separatistët kishin sulmuar Aeroportin e Donjeckut, në Ukrainën Lindore, e përfshirë prej kohësh nga destabilizimi.

Separatistë prorusë të shumtë, të mbështetur nga gjashtë tanke, dje në mbrëmje rreth orës 19:30 filluan një sulm kundër Aeroportit të Donjeckut, që u mbrojt heroikisht nga ushtarët ukrainas”, thuhet në një komunikatë të forcave të armatosura ukrainase.

Për këtë sulm flet edhe eksperti ushtarak pro Kievit, Dmitri Timçuk, i cituar nga agjencia zyrtare ukrainase e lajmeve, Ukrinform.

Megjithatë, nuk ka ende njoftime nga burime të pavarura informacioni për ngjarjen e djeshme në Aeroportin e Donjeckut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme