SHBA-të kundërshtojnë pjesëmarrjen e Iranit në samitin për Irakun

Kryediplomati i SHBA-ve kundërshtoi mbrëmë nga kryeqyteti turk pjesëmarrjen e Iranit në samitin për Irakun dhe luftën kundër ISID-it, të hënën në Francë.

SHBA-të kundërshtojnë pjesëmarrjen e Iranit në samitin për Irakun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë pjesëmarrjen e Iranit në konferencën ndërkombëtare për Irakun dhe për luftën kundër ISID-it, që është parashikuar për t’u zhvilluar të hënën në Paris, deklaroi mbrëmë në Ankara sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri.

Ai vlerësoi se pjesëmarrja e Iranit në këtë konferencë nuk është e domosdoshme, sidomos për shkak të përfshirjes së Teheranit në Siri dhe gjetkë.

"Askush nuk më pyeti apo më mori në intervistë lidhur me praninë e Iranit në samitin për Irakun dhe luftën kundër ISID-it, por, duke patur parasysh rrethanat, për momentin nuk do të jetë mirë një prani e Teheranit atje", deklaroi Kerri.

Irani deklaroi të enjten se kishte dyshime lidhur me seriozitetin dhe sinqeritetin e koalicionit ndërkombëtar kundër ISID-it, që fituar terren në Irak dhe Siri.

Franca do të organizojë të hënën një samit për Irakun dhe luftën kundër ISID-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme