Papa do të vizitojë Turqinë

Papa Françesku do të vijë për vizitë zyrtare në Turqi në fund të nëntorit, njoftoi një zëdhënës i Vatikanit.

Papa do të vizitojë Turqinë

At Federico Lombardi theksoi se “Selia e Shenjtë kishte marrë letrën e ftesës nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogan)”.

“Aktualisht jemi duke u marrë me përgatitjen e udhëtimit për në fund të nëntorit. Programi dhe data ende nuk janë përcaktuar”, shtoi ai, duke konfirmuar informacione nga burime të ndryshme në Vatikan që flasin për këtë udhëtim të parë të papa Françeskut në Turqi.

Papa kishte shprehur gjithashtu disa muaj më parë se shpresonte të shkonte për 30 nëntorin në Stamboll për festën e shën-Andresë, njëri prej 12 apostujt dhe themeluesi i Kishës së Orientit, sipas traditës kristiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme