Barrozo: Armëpushimi s'është garanci për paqe në Ukrainë

Armëpushimi i arritur një javë më parë mes Kievit dhe separatistëve prorusë në Ukrainë nuk mjafton për të garantuar një paqe afatgjatë, vlerësoi të premten kreu i KE-së.

Barrozo: Armëpushimi s'është garanci për paqe në Ukrainë

“Situata në Ukrainë është e brishtë. Armëpushimi me siguri është një hap pozitiv dhe duhet të respektohet. Megjithatë ai është i pamjaftueshëm për të garantuar një paqe të gjatë”, deklaroi Barrozo gjatë një konference për shtyp në Kiev me Presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Duke akuzuar Rusinë se ka një sjellje të papranueshme, Zhoze Manuel Barrozo theskoi se “një zgjidhje politike duhet të bazohet mbi parimin e sovranitetit të Ukrainës”.

Perëndimorët akuzuan Moskën se po armatos separatistët prorusë dhe se ka vendosur trupa në territoret lindore të Ukrainës, por Rusia ka përgënjeshtruar vazhdimisht çdolloj ndërhyrje në këtë ish-republikë sovietike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme