Iraku përshëndet strategjinë e Obamës

Kryeministri irakian, Haidar al-Ibadi përshëndeti sot planin e veprimit të njoftuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Iraku përshëndet strategjinë e Obamës

Kryeministri irakian, Haidar al-Ibadi përshëndeti sot planin e veprimit të njoftuar nga presidenti amerikan, Barack Obama për të ndihmuar trupat irakiane të luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISID).

“Iraku e mirëpret strategjinë e presidentit amerikan, Obama përsa i përket mbështetjes për vendin tonë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe grupeve terroriste”, theksoi Ibadi në një komunikatë.

Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh i gatshëm për të goditur militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Siri dhe për të vazhduar sulmet amerikane të ndërmarra në Irak që prej një muaji.

Deri tani SHBA-ja ka kryer mbi 150 sulme ajrore kundër militantëve në Irak, gjithashtu ka dërguar armë për forcat irakiane dhe kurde në luftën e tyre kundër ISID.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme