Obama gati për të goditur ISID-in në Siri

Presidenti amerikan, Barak Obama, u shpreh i gatshëm për të goditur militantët e ISID-it në Siri dhe për të vazhduar sulmet amerikane të ndërmarra në Irak që prej një muaji.

Obama gati për të goditur ISID-in në Siri

"Nëse ju kërcënoni Amerikën, ju nuk do të keni asnjë strehë të sigurt", theksoi dje në mbrëmje Presidenti amerikan, Barak Obama për terroristët e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask, duke shtuar se nuk do të hezitonte të për të vepruar në Siri.

Një ditë para 13-vjetorit të atentateve të 11 shtatorit, Barak Obama premtoi se do të godasë ISID-in në sajë të fuqisë ajrore të SHBA-së, por gjithashtu duke riforcuar mbështetjen e forcave irakiane nga njëra anë dhe të opozitës siriane të moderuar nga ana tjetër.

"Objektivi ynë është i qartë: Ne do të dobësojmë dhe në fund do të shkatërrojmë ISIS-in nëpërmjet një strategjie globale antiterroriste dhe të qëndrueshme", deklaroi Presidenti amerikan.

"Nuk do të hezitoj për të reaguar kundër ISIS-it në Siri, ashtu si në Irak nëpërmjet një operacioni të vazhdueshëm me anë të goditjeve ajrore", shtoi ai.

Duke rikonfirmuar se dërgimi i trupave luftarake amerikane në terren ishte përjashtuar, Obama njoftoi dërgimin e 475 këshilltarëve ushtarakë shtesë në Irak për të mbështetur forcat kurde dhe irakiane për sa i përket pajisjeve, trajnimit dhe shërbimit sekret. Kjo do ta çojë në 1.600 numrin e ushtarëve amerikanë të pranishëm në vend.

Në fjalimin prej katër orësh, Presidenti amerikan i kërkoi Kongresit t’i japë më shumë burime për armatosjen dhe trajnimin e opozitarëve sirianë.

Deri tani SHBA-të kanë kryer mbi 150 sulme ajrore kundër militantëve në Irak, gjithashtu kanë dërguar armë për forcat irakiane dhe kurde në luftën e tyre kundër ISID-it.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme