OSBE-ja kërkon përforcimin e armëpushimit në Ukrainë

Didier Burkhalter, kërkoi sot një përforcim të misionit të vëzhgimit të organizatës në Ukrainë dhe insistoi për një dialog me Rusinë.

OSBE-ja kërkon përforcimin e armëpushimit në Ukrainë

Presidenti zviceran, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE),Didier Burkhalter, kërkoi sot një përforcim të misionit të vëzhgimit të organizatës në Ukrainë dhe insistoi për një dialog me Rusinë.

“Misioni reagoi menjëherë sipas kushteve të reja që rrjedhin nga nënshkrimi të premten në Minsk i protokollit të armëpushimit”, theksoi ai gjatë një interviste për RTS-në, televizioni publik zviceran.

Ai konfirmoi se 59 specialistë me eksperiencë në mbikëqyrjen e një armëpushimi janë mobilizuar dhe se një personel shtesë do të rekrutohet.

Protokolli i nënshkruar të premten në Minsk, nga presidenti ukrainas, ai rus dhe OSBE-ja, i jep Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë mbikëqyrjen e armëpushimit dhe të kufirit ruso-ukrainas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme