Kerry në Lindjen e Mesme për koalicionin kundër Shtetit Islamik

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të niset sot për një turne në Lindjen e Mesme veçanërisht në Jordani dhe në Arabinë Sauditeç

Kerry në Lindjen e Mesme për koalicionin kundër Shtetit Islamik

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të niset sot për një turne në Lindjen e Mesme veçanërisht në Jordani dhe në Arabinë Saudite, për krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit theksoi se më shumë se 40 vende do të marrin pjesë në një mënyrë apo një tjetër me këtë koalicion kundër ultraradikalëve të ushtrisë së Shtetit Islamik, që kontrollojnë pjesë të Irakut dhe Sirisë.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takohet të mërkurën dhe të enjten në Arabinë Saudite me krerët e diplomacisë së gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, të Irakut, të Jordanisë dhe Egjiptit për të biseduar për luftën kundër Shtetit Islamik, njoftoi sot një përgjegjës i lartë egjiptian.

“Takimi do të zhvillohet në Xhidde, në kuadrin e premtimit të kryera nga SHBA-ja për të krijuar një koalicion të gjerë me më shumë se 40 vende, që të zgjasë për shumë vite dhe të luftojë militantët ultra radikale të Shtetit Islamik që shkaktojnë terror në Irak dhe Siri”, theksoi ky burim i qeverisë egjiptiane.

Ministrat e Punëve të Jashtme të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, Arabi Saudite, Kuvajt, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejn dhe Oman, si dhe Egjipti, Jordania dhe Iraku do të takohen me Kerry-n të mërkurën dhe të enjten në Xhidde në kuadrin e përpjekjeve për të mundur terrorizmin”, sipas të njëjtit burim.

Në Bejrut, një përgjegjës i qeverisë njoftoi se edhe shefi libanez i diplomacisë, Gebrane Bassil, do të marrë pjesë në këtë mbledhje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme