Irak – Qeveria e re merr miratimin e parlamentit

Parlamenti irakian miratoi dje në mbrëmje qeverinë e re të Haidar Al Ibadi duke i dhënë kryeministrit më shumë kohë për të emëruar dy ministrat e fundit

Irak – Qeveria e re merr miratimin e parlamentit

Parlamenti irakian miratoi dje në mbrëmje qeverinë e re të Haidar Al Ibadi duke i dhënë kryeministrit më shumë kohë për të emëruar dy ministrat e fundit që janë në krye të luftës përball Shtetit Islamik, kundrejt të cilit rreth 40 vende do të mobilizohen.

Kryeministri i ri i kërkoi një javë kohë parlamentit për të përmbushur disa pozicione kyçe, kryesisht atë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme, poste që do t’i mbajë ai vet për një afat të përkohshëm sa të përcaktohen emrat e rinj.

Pavarësisht kësaj vonese, ai morri pëlqimin e Parlamentit për qeverinë e tij bashkuese, e ngarkuar që të zvogëlojë sa më shumë përçarjet e krijuara gjatë periudhës së kryeministrit dalës, Nuri al Maliki.

Ky i fundit akuzohet se ka kontribuar në forcimin e Shtetit Islamik në këtë vend me shumicë shiite duke mbajtur një politikë autoritare që përjashton minoritetin sunit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme