Parlamenti irakian mblidhet për dhënien e votëbesimit qeverisë

Parlamenti irakian mblidhet sot për t’i dhënë votëbesimin qeverisë së re të Hajdar el Ibadi.

Parlamenti irakian mblidhet për dhënien e votëbesimit qeverisë

Parlamenti irakian mblidhet sot për t’i dhënë votëbesimin qeverisë së re të Hajdar el Ibadi, në një moment ku vendi po përballet me një ofensivë të militantëve të Shtetit Islamik (ISID).

Parlamenti do të zhvillojë një seancë të posaçme për miratimin e qeverisë, njoftuan dje në mbrëmje disa përfaqësues në një konferencë për shtyp.

Nëse qeveria nuk merr miratimin e deputetëve, procesi i konsultimit mes grupeve të ndryshme politike të vendit do të rifillojë nga e para.

Ibadi parimisht ka kohë deri në 10 shtator për krijimin e qeverisë së re, të cilit i është kërkuar që të përfshijë të gjitha forcat politike të vendit, që është i përçarë nën sfondin e tensioneve të forta fetare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme