Pakistan-Indi, rritet numri i të vdekurve nga shirat musone

Rreshjet e vazhdueshme të shirave musone në Pakistan dhe veri të Indisë kanë shkaktuar më shumë se 300 të vdekur, sipas shifrave të publikuara dje nga dy vendet fqinje.

Pakistan-Indi, rritet numri i të vdekurve nga shirat musone

Ushtria është dërguar në zonat, ku ka përmbytje, për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit me helikopterë, avionë dhe anije, për të ndihmuar banorët, që kanë mbetur të bllokuar nga rritja e papritur e nivelit të ujërave.

Shirat musonePakistan kanë shkaktuar të paktën 193 të vdekur gjatë tri ditëve të fundit dhe ka dëmtuar me mijëra shtëpi, njoftuan disa përgjegjës, ndërkohë që në katër rajone është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Indi, shirat dhe përmbytjet shkaktuan vdekjen e më shumë se 150 personave. Rreth 14.800 persona janë shpëtuar dhe 50 ekipe mjekësore janë dërguar në terren, njoftoi Ministria indiane e Mbrojtjes në një komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme