Obama i thotë jo reformim të sistemit të imigracionit

Presidenti Barack Obama nuk do të marrë asnjë vendim për të reformuar sistemin amerikan të imigracionit para zhvillimit të zgjedhjeve legjislative të 4 nëntorit.

Obama i thotë jo reformim të sistemit të imigracionit

Presidenti Barack Obama nuk do të marrë asnjë vendim për të reformuar sistemin amerikan të imigracionit para zhvillimit të zgjedhjeve legjislative të 4 nëntorit, njoftoi një zyrtar i lartë amerikan.

Barack Obama kishte shpallur qëllimet e tij për të vepruar deri në fund të verës për korrigjimin e paaftësisë së Kongresit për të reformuar një sistem të vjetruar, por disa prej aleatëve të tij demokratë kanë frikë se ndryshimet masive për ata që nuk kanë dokumente mund t’i hedhin benzinë zjarrit në mes të periudhës elektorale.

“E vërteta është se presidenti mori parasysh faktin se jemi në mes të një sezoni të ngjeshur politik”, shpjegoi një përgjegjës që nuk dëshiroi të identifikohet.

“Republikanët e kanë politizuar shumë këtë çështje dhe presidenti ka vlerësuar se shpallja e masave administrative para zgjedhjeve do të godasë perspektivën e një reforme të plotë dhe afatgjatë mbi imigracionin”, sipas të njëjtit burim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme