SHBA njofton vrasjen e shefit të shebabëve Ahmed Abdi

Shefi i islamikëve somalezë, Shebab, Ahmed Abdi “Godane” u vra pas një goditjeje ajrore të ushtrisë amerikane, njoftuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Vdekja e Godane është një humbje e madhe nga pikëpamja simbolike dhe operacionale për një nga njësitë më të rëndësishmen që i përkasin al-Kaedës”, nënvizoi Shtëpia e Bardhë, në një komunikatë. Pentagoni njoftoi gjithashtu vdekjen e tij.

“Edhe pse bëhet fjalë për një progres vendimtar në luftën kundër Shebabit, SHBA do të vazhdojë të zbatojë të gjitha mjetet që ka në dispozicion, financiar, diplomatik, përsa i përket shërbimit sekret dhe ushtarak, për t’i bërë ballë kërcënimit që përbëjnë Shebabët dhe grupet e tjera terroriste për SHBA-në dhe popullin amerikan”, nënvizoi Shtëpia e Bardhë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme