Al Kaeda shpall krijimin e një fronti të ri në Azinë Jugore

India është vendosur në gjendje alarmi pasi Al Kaeda shpalli krijimin e një degëzimi të ri të lëvizjes islamike radikale në nënkontinentin indian për të rifituar influencë.

Al Kaeda shpall krijimin e një fronti të ri në Azinë Jugore

Në një moment kur organizata rivale Shteti Islamik (SHI) progreson në Siri dhe Irak, shefi i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri, njoftoi në një video të shpërndarë të mërkurën në internet se kërkon të rikrijojë kalifatin e Birmanisë, në Bangladesh dhe në disa pjesë të Indisë, ku jeton një popullsi e konsiderueshme myslimane dhe e moderuar.

“Ne e kemi marrë këtë çështje shumë seriozisht. Kërcënime të tilla nuk mund të injorohen”, deklaroi një burim nga shërbimet indiane të zbulimit.

“Ne i kemi kërkuar të gjitha shteteve, në veçanti Gujarat-it, Madhya Pradesh-it, l’Uttar Pradesh-it dhe Bihar-it, që të jenë në gjendje alarmi”, vazhdon i njëjti burim.

Tashmë aktive në Afganistan dhe Pakistan, Al Kaeda shpall se ka autoritet mbi xhihadistët që luftojnë për rivendosje e një kalifati në tokat e konsideruara si myslimane.

Por që prej vdekjes, në maj 2011, e Oussama Ben Laden, ky projekt u eklipsua, fillimisht prej aktivitetit në Afrikë dhe në gadishullin arab, më pas nga shpallja në fund të qershorit të SHI-së të një kalifati që shtrihet nga Siria në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme