Rumania pro pranisë së avionëve të NATO-s

Rumania i hapi të mërkurën dritën e gjelbër pranisë së avionëve luftarakë të NATO-s në territorin e saj dhe në hapësirën e saj ajrore, në kuadër të shqetësimit lidhur me përkeqësimin e krizës në Ukrainën fqinje, deklaroi presidenti, Traian Basescu.

Rumania pro pranisë së avionëve të NATO-s

“Bëhet fjalë për avionë që bëjnë pjesë në sistemin e inkorporuar të mbrojtjes nga NATO që do të mundësojë policia ajrore, krahas aviacionit rumun”, theksoi Basescu në përfundim të një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes (CSAT).

“Deri në 200 ushtarë-pilotë, mekanikë dhe anëtarë të personelit të mirëmbajtjes do të vendosen në territorin rumun”, shtoi ai.

Një vendim në këtë kuadër u miratua nga CSAT dhe do t’i transmetohet aleatëve të NATO-s që do të mblidhen të enjten dhe të premten në Newport, në Uells.

Presidentët dhe kryeministrat e 28 vendeve të Aleancës do të miratojnë gjatë samitit të tyre një plan dinamik në përgjigje të qëndrimit në krizën ukrainase nga Rusia parë si një kërcënim i drejtpërdrejtë nga aleatët që ndajnë një kufi me këtë vend (Shtetet baltike, Polonia) si dhe Rumania dhe Bullgaria.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme