Gauk: Rusia i ka dhënë fund partneritetit me Evropën

Rusia i ka dhënë fund faktikisht partneritetit të saj me Evropën, deklaroi të hënën në Gdansk të Polonisë Presidenti gjerman, Joahim Gauk, i cili i vlerësoi ngjarjet në Ukrainë si ”një konflikt të ri të armatosur në kufijtë e Evropës”.

Gauk: Rusia i ka dhënë fund partneritetit me Evropën

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim një partneritet si edhe një marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Rusinë, por me kushtin që Moska të ndryshojë politikën e saj dhe të kthehet në respektimin e të drejtave të popujve”, theksoi kreu i shtetit gjerman gjatë një fjalimi me rastin e 75-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ne besojmë se Rusia, vendi i Tolstoit dhe Dostojevskit, duhet të jetë pjesë e përbashkët e Evropës”, shtoi Presidenti gjerman, Joahim Gauk.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme