Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së

Anoncimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur Van Rompuy, Presidenti i Këshillit të BE-së.

Mogherini, shefja e politikës së jashtme të BE-së

Arrihet marrëveshja ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në krye të politikës të jashtme të Unionit është emëruar shefja e diplomacisë italiane, Federica Mogherini, krahu i djathtë i Matteo Renzi-t dhe parlamentare e qendrës së majtë e Partisë Demokratike.

Anoncimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur Van Rompuy, Presidenti i Këshillit të BE-së. Mogherini zëvendëson baroneshën Cathrine Ashton, e cila u zgjodh në mandatin e dytë të Komisionit “Barroso”.

Menjëherë pas këtij publikimi ka mbërritur urimi nga ana e kryeministrit italian Renzi, i cili theksoi:. “Punë të mbarë Federica Mogherinit”. Ndërkaq presidenti italian, Giorgio Napolitano, theksoi se “Italia ka dhënë një kontribut pozitiv në zgjidhjen e problemit për drejtuesit e rinj të Bashkimit Evropian”.

Krerët e vendeve anëtare të BE-së kanë emëruar gjithashtu kryeministrin aktual të Polonisë, Donald Tusk në postin e Presidentit të përhershëm të Këshillit Evropian. Tusk i përket Partisë Popullore Evropiane, pra qendrës së djathtë.

Kryeministri italian, Metteo Renzi, i cili ka propozuar emrin e Mogherinit në postin e kreut të diplomacisë së BE-së, theksoi se mbi emrin e saj ka pasur një konsensus unanim.

Renzi ka mbërritur në pallatin presidencial francez Elize për të marrë pjesë në takimin e trembëdhjetë drejtuesit socialdemokratë të Evropës, takimin i cili i parapriu Këshillit Evropian të nivelit të lartë që u mbajt sot pasdite.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme