Barroso: Destabilizimi i Ukrainës do të ketë kosto të lartë

BE ka shprehur qartë se çdo destabilizim i ri i situatës në Ukrainë dhe rajon do të kishte një kosto të lartë.

Barroso: Destabilizimi i Ukrainës do të ketë kosto të lartë

Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin theksoi se çdo destabilizimin tjetër i Ukrainës do të kishte një kosto të lartë për vendin e tij.

Në një komunikatë, komisioni ka njoftuar një bisedë shumë të sinqertë, gjatë të cilës Barroso ka shprehur shqetësimin e thellë pas informacioneve për një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të trupave ruse në luftimet në Ukrainë. Ai i ka shprehur dënimin e thellë për pushtimet domethënëse dhe operacionet në tokën ukrainase nga njësitë ushtarake ruse.

Barroso i ka telefonuar Putinit për të ndryshuar rrjedhën aktuale të gjërave duke këmbëngulur në faktin se ishte e vështirë të vazhdosh të shprehesh në mbështetje të një pune të përbashkët kur ndodhesh përballë një përshkallëzimi aktual.

”BE ka shprehur qartë se çdo destabilizim i ri i situatës në Ukrainë dhe rajon do të kishte një kosto të lartë”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme