Kievi rifillon procesin e aderimit në NATO

Ukraina synon të rifillojë procesin e aderimit në NATO përball sulmit rus, deklaroi sot kryeministri Arseni Jaceniuk.

Kievi rifillon procesin e aderimit në NATO

“Qeveria i paraqiti Parlamentit një projektligj që kërkon heqjen e statusit të Ukrainës që qëndron jashtë blloqeve dhe t’i rikthehet rrugës për aderim në NATO”, deklaroi Jaceniuk gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave.

Në prill 2008, në mbledhjen e Bukureshtit, krerët e vendeve të NATO-s arritën në përfundimin se Ukraina ka të drejtën t’i bashkohet Aleancës, çka e irritoi shumë Rusinë. Por në vitin 2010, qeveria proruse e presidentit Viktor Janukoviç, hoqi dorë nga ky objektiv duke vazhduar që të bashkëpunojë me NATO-n.

Jaceniuk njoftoi këtë javë se Ukraina pret vendime thelbësore në mbledhjen e NATO-s që do të mbahet më 4 dhe 5 shtator në Newport (Britani e Madhe).

“Ukraina ka nevojë për ndihmë”, theksoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme