Vilniusi kërkon mbledhjen e KS përballë pushtimit të Ukrainës

Lituania akuzoi sot Rusinë se është duke kryer një pushtim ushtarak të dukshëm në Ukrainë dhe kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit në OKB mbi këtë çështje.

Vilniusi kërkon mbledhjen e KS përballë pushtimit të Ukrainës

“Lituania dënon fuqishëm pushtimin e dukshëm të territoreve Ukrainase nga forcat e armatosura të Federatës Ruse dhe i kërkon Këshillit të Sigurimit në OKB të shqyrtojë këtë çështje menjëherë”, deklaroi ministri lituanez i punëve të jashtme.

Sipas këtij vendi balltik, anëtar i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit, veprimet e Moskës shkelin hapur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe minojnë sigurinë në të gjithë rajonin.

Vilinusi i kërkoi Rusisë të tërheqë menjëherë forcat e saj të armatosura, armët dhe pajisjet luftarake nga territori sovran i Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme