SHBA: Presim me padurim të punojmë me Erdoanin president

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin me padurim të punojnë me Rexhep Tajip Erdoanin në detyrën e tij të re si president”, tha sot Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

SHBA: Presim me padurim të punojmë me Erdoanin president

Fillimin nga puna në detyrën e re të Erdoanit si dhe ceremoninë e dorëzim-marrjes së postit në Presidencë televizionet botërore ua përcollën shikuesve përmes transmetimeve të drejtpërdrejta, kurse shtypi i shkruar dhe media elektronike e dhanë në faqe të parë.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shteti, Jen Psaki në konferencën ditore për informimin e mediave tha: “Vazhdojmë të ruajmë besnikërinë tonë për të forcuar partneritetin dhe për të vazhduar bashkëpunimin me Turqinë”.

Disa javë më parë Obama ka realizuar një bisedë telefonike produktive me Erdoanin dhe e përgëzon për zgjedhjen në postin e presidentit, nënvizoi Psaki.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme