Kievi i kërkon BE-së ndihmë ushtarake më të gjerë

Ukraina i kërkoi sot Bashkimit Evropian t’i japë një ndihmë më të madhe ushtarake përballë një pushtimi rus të pafshehur, sipas ambasadorit ukrainas pranë Bashkimit Evropian, Konstiantyn Elisseiev.

Kievi i kërkon BE-së ndihmë ushtarake më të gjerë

“Ne kërkojmë një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian më 30 gusht mbi Ukrainën. Mjaft me bashkëpunimin e heshtur dhe zbutjen e agresorit. Solidariteti duhet të materializohet nëpërmjet sanksioneve të forta dhe një ndihme ushtarake dhe teknike më të gjerë”, deklaroi Elisseiev në faqen “Facebook” të ambasadës ukrainase pranë BE-së.

Ukraina konfirmoi sot se trupat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin kufitar strategjik të Novoazovsk, rreth 100 kilometra në jug të bastionit rebel të Donjeckut, ku u zhvilluan luftime të fuqishme ditët e fundit.

“Dje ushtarët rus morën kontrollin e qytetit të Novoazovsk, qytet bregdetar me 11 mijë banorë pak kilometra larg kufirit rus”, njoftoi Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i Mbrojtjes së Ukrainës në “Twitter” duke shtuar se shumë fshatra aty pranë ishin pushtuar gjithashtu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme