Berlini dërgon materiale logjistike për kurdët e Irakut

Gjermania do të livrojë katër mijë jelekë antiplumb dhe po kaq kasko, 200 radio dhe 680 aparatura për shikimin natën për luftëtarët kurd në Irak, sipas të përjavshmes “Der Spiegel”.

Berlini dërgon materiale logjistike për kurdët e Irakut

“Avionët e parë që do të livrojnë këto materiale do të nisen këtë javë”, sipas të njëjtit burim që bazohet në një listë të publikuar nga ushtria gjermane.

Mes livrimeve të tjera figurojnë edhe 20 detektorë metalesh dhe 30 sonda antiminë, që vijnë drejtpërdrejtë nga materialet stok të ushtrisë gjermane.

“Kështu Berlini i përgjigjet kërkesës së kurdëve të kryer pranë një agjenti të BND-së (shërbimet sekrete gjermane) për materiale logjistike”, sipas Der Spiegel.

Qeveria gjermane kishte vendosur të mërkurën të livronte armë për kurdët irakianë, që luftojnë kundër militantëve të organizatës Shteti Islamik në Irak dhe Damask (ISID).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme