Moska do të dërgojë një autokolonë tjetër humanitare në Kievë

“Ne kemi dërguar dje një shënim zyrtar në ministrinë ukrainase të Punëve të Jashtme duke theksuar qëllimin tonë", theksoi Lavrov në një komunikatë.

Moska do të dërgojë një autokolonë tjetër humanitare në Kievë

Moska do të dërgojë një autokolonë të dytë humanitare dhe ka informuar Kievin, theksoi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, disa orë pas hyrjes në territorin ukrainas të një autokolone të kundërshtuar.

“Ne kemi dërguar dje një shënim zyrtar në ministrinë ukrainase të Punëve të Jashtme duke theksuar qëllimin tonë për të dërguar një autokolonë tjetër me ndihma humanitare”, njoftoi ministri në një konferencë shtypi.

“Ne jemi të sigurt që kjo do të bëhet që prej kësaj jave”, theksoi Lavrov duke nënvizuar se lista e detajuar e ngarkesës së kamionëve të autokolonës i është dorëzuar Kievit, me shënimin zyrtar.

“Ne shpresojmë se mosmarrëveshjet që ndodhën gjatë kalimit të autokolonës së parë do të merren parasysh dhe nuk do të ketë vonesa”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme, Lavrov.

“Ne do të dëshironim të negocionim kushtet për dërgimin e autokolonës në të njëjtën rrugë, me të njëjtën pjesëmarrje të rojave kufitare dhe doganierëve ukrainas sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai duke shtuar se Rusia ishte e gatshme për një bashkëpunim të ngushtë me Kryqin e Kuq.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme