Të paktën 20 të vdekur dhe 65 të plagosur nga sulmet në Irak

Këto atentate ndodhën atëherë kur forcat irakiane dhe kurde përpiqen çdo ditë të shtyjnë ofensivën sunite.

Të paktën 20 të vdekur dhe 65 të plagosur nga sulmet në Irak

Të paktën 20 të vdekur dhe 65 të plagosur në shpërthimin e tre veturave bombë në qytetin e Kirkuk, në veri të Irakut, njoftoi policia.

Dy nga tre veturat bombë shpërthyen pranë godinave në ndërtim që përdoren nga forcat e sigurisë si pika vëzhgimi dhe atentati i tretë ndodhi në të hyrë të një tregu.

Këto atentate ndodhën atëherë kur forcat irakiane dhe kurde përpiqen çdo ditë të shtyjnë ofensivën sunite që drejtohet nga militantët e grupit ultra radikal të Shtetit Islamik që kanë marrë nën kontroll pjesë të gjera të territorit irakian që prej fillimit të korrikut.

Duke përfituar nga tërheqja e ushtrisë irakiane përball përparimit të kryengritësve sunitë në ditët e para të ofensivës së tyre, forcat kurde morën më 12 korrik kontrollin e Kirkukut, një territor naftëmbajtës i ndarë me Bagdadin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme